Problemet e Interit me Mauro Icardin vazhdojnë të rriten.
Inter të mërkurën vendosi që t’i heq shiritin kapitenit argjentinasit, për t’ia dhuruar atë portierit Samir Handanovic.
Sulmuesi gjatë këtyre ditëve ka lëshuar disa mesazhe të paqarta në rrjetet sociale, duke rritur dyshimet për largim.
Në situatën e krijuar, sidomos që ka dorë edhe Wanda Nara, gruaja e Icardit, njëherit edhe agjentja e tij.
Kjo e fundit, në mëngjesin e ditës së sotme është sulmuar nga tifozët e Interit.
‘Sportmediaset’ shkruan se tifozët e Interit kanë hedhur gurë në drejtim të Wanda Nara, ndërsa në të gjendeshin edhe fëmijët, përcjell ‘lajmi.net’.
Kjo situatë që po vazhdon të shkojë drejt përshkallëzimit, sigurisht që në fund të sezonit do të sjellë edhe largimin e 25 vjeçarit nga ‘San Siro’.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...