Po vazhdojnë takimet e shumta të kryeministrit Haradinaj në Samitin e Sigurisë në Munchen.
Kryeministri i Kosovar e ka takuar homologun nga Kroacia, Andrej Plenkovic.
“Kroacia si anëtare e BE-së dhe NATO-s, është shembull i mirë që duhet ndjekur nga Kosova në procesin e integrimeve euroatlantike.
Për shumë tema në interes të të dyja vendeve, biseduam sot me Andrej Plenkovic, kryeministrin e Kroacisë në një takim bilateral.
U dakorduam që të intensifikojmë agjendën politike dhe ekonomike dhe kërkova mbështetjen kroate në rrugën tonë euro-atlantike” ka thënë
Haradinaj për takimin në fjalë. Poashtu, kryeministri i Kosovës e ka takuar edhe presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
“Takim miqësor me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, që reflekton marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve tona.
Kosova dhe Mali i Zi kanë treguar korrektësi sa i përket bashkëpunimit ndërshtetëror. Në jemi të përkushtuar që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe kemi një agjendë të njëjtë, që do të jetë rruga jonë euro-atlantike” thuhet për këtë takim.

Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...