Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në Konferenca e Sigurisë në Munih, përmes profilit të tij në Facebook ka theksuar atë që tashmë edhe SHBA-të e kanë theksuar se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të arrihet brenda këtij vitit.
Ai ka shkruar se diskutimet me liderë botërorë janë frymëzuese dhe inkurajuese.
Thaçi ka paralajmëruar se në fjalimin tim pasdite do të flas për domosdoshmërinë për arritjen e marrëveshjes paqësore gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“ Këtë vit rajoni po përmbyll dy çështje të mëdha, atë të emrit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë si dhe marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai.
Ky është postimi i plotë i Presidentit Thaçi:
Konferenca e Sigurisë në Munih këtë vit ka në fokus bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes në Evropë dhe tregtinë ndërkombëtare. Një vëmendje të veçantë ka edhe Ballkani Perëndimor dhe përpjekjet tona për të forcuar paqen në rajon. Diskutimet me liderë botërorë janë frymëzuese dhe inkurajuese. Edhe në fjalimin tim pasdite do të flas për domosdoshmërinë për arritjen e marrëveshjes paqësore gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këtë vit rajoni po përmbyll dy çështje të mëdha, atë të emrit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë si dhe marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...