Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme Behgjet Pacolli është duke qëndrua në një vizitë punë në Mynih të Gjermanisë.
Pacolli mëngjesin e sotëm është takuar me ish sekretaren amerikane të shtetit Madelaine Albright dhe është shprehur i emocionuar nga ky takim.
Përmes një postimi në Facebook Pacolli ka thënë se e ka ftuar sekretaren Albright që të vizitojë Kosovën.
“Takimi me ish sekretaren amerikane të shtetit Madeleine Albright gjithmonë është emocional dhe i frytshëm.
Vendosmëria dhe këmbëngulja e sekretares Albright për ti dalë në krah popullit të Kosovës e bën atë pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës.
Sekretaren Albright e ftova që të vizitoje Kosovën, vendin që e nderon dhe e vlereson maksimalisht atë”, ka shkrau Pacolli në Facebook./Arbresh.info/
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...
Australia emëron për herë të parë një grua në krye të ushtri...
Haradinaj: Gjatë përpjekjeve shekullore të shqiptarëve, rajo...
Përfundon armëpushimi për Pashkët/ Rusia dhe Ukraina rinisin...
Real Madridi merr lajmin e madh, Kylian Mbappe rikthehet në ...
Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK...