Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shkuar me shpejtësi në selinë e Partisë Demokratike për të takuar drejtuesin e saj, Lulzim Bashën.
Drejtuesja e LSI-së është e shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Petrit Vasili.
Nga ky takim pritet një koordinim mes dy partive kryesore opozitare në protestën e së shtunës, por ende nuk ka detaje për atë që do të diskutohet.
Basha dhe Kryemadhi në deklaratat e mëparshme kanë theksuar se kjo protestë e thirrur nga opozita e bashkuar ka për qëllim largimin e qeverisë Rama.
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...
Dogana dhe Policia e Kosovës konfiskojnë rreth 2 kg kokainë ...
A mund të izolohet Lista Serbe nga Vetëvendosja?
PSG nis negociatat për rinovimin e kontratës me Luis Enrique...
Britania e Madhe dëbon një diplomat rus si kundërpërgjigje n...
Komuna e Prishtinës nis mbledhjet për vlerësimin e dëmeve ng...