Refuzimi i vizës amerikane për kryeministrin Haradinaj dhe anulimi i vizitës në Kosovë nga komandanti i Gardës Kombëtare të IOWA-s, gjeneralmajor Timothy Orr, vlerësohen si pasojat e para për vendin nga mospezullimi i taksës 100 për qind. Analistët politikë thonë se duhet të shqyrtohet mundësia që kur të dërgohet platforma për dialog në Kuvend aty të futet edhe pezullimi i përkohshëm i taksës për t’i hapur rrugë dialogut, skruan Gazeta Zëri.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po vazhdojnë të kërkojnë pezullimin e taksës së vendosur ndaj produkteve serbe, ndonëse kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk po heq dorë nga vendimi i marrë para gati tre muajsh.
Në vargun e kërkesave për ta pezulluar tarifën prej 100 për qind krerët institucionalë të Kosovës para dy ditësh kanë pranuar edhe një letër nga zyrtarët e lartë të SHBA-së, nëpërmjet së cilës shprehet zhgënjimi i tyre lidhur me çështjen e taksës doganore të vendosur ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020