Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka kërkuar nga qytetarët të cilët mund të njohin personin në fotografitë më poshtë të lajmërojë në stacionin më të afërt policor.
“Kërkojmë që nga ana e mediumeve tuaja të publikoni fotot e këtij personi të cilin sot rreth orës 18:00 policia e ka gjetur në Ferizaj në rrugën,,Vëllezërit Gërvalla” dhe të njëjtin e ka sjellur në stacionin policor ,ku fillimisht nga mjekët është kontrolluar dhe sipas tyre personi është në gjendje të mirë shëndetësore, por ka probleme në të folur dhe nuk është i mundur komunikimi”, thuhet në një komunikatë për media.
Ttutje është theksuar se personi në fjalë nuk posedon kurrfarë dokumenti të identifikimit .
“Personi i gjinisë mashkull, rreth 50-55 vjeç, i gjatë rreth 160cm, flokë të thinjura, sy të kaltër, ka të veshur farmerka të kaltërta, jakne dimri të zezë, xhemper të bardhë dhe këpucë të thella ngjyrë kafe. Apelojmë tek qytetarët që e njohin ketë person të lajmërojnë stacionin më të afërt të policisë”, u tha tutje nga policia e rajonit të Ferizajt.

Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...