Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, bëri historinë duke fituar dy çmime “Grammy”, në dy kategoritë e vetme në të cilat ishte e nominuar.
Mbrëmja më e madhe muzikore e vitit i ka dhënë asaj çmimin “Artistja e re më e mirë”, si dhe çmimin “Kënga më e mirë ritmike” për këngën “Electricity”, në bashkëpunim me Silk City, shkruan portali arbresh.info
Atë natë e gjithë salla ishte e mbushur plot, e në mesin e të pranishmëve ka qenë edhe këngëtari shqiptar, Durim Morina i njohur për publikun me nofkën, Mirud.
Ai përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se ishte pjesë e “Grammy” ndërsa dikush prej ndjekësve e ka pyetur nëse është krenar që Dua ka fituar, ai ka reaguar në këtë mënyrë:
“Normalisht që po, kam bërtit me aq fuqi sa kam pas dhe lot mkan dal prej gzimit për to që fitoj, Dua Lipa”, ka shkruar ai. /arbresh.info/


Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...