Si pasojë e shpërthimit të një granate dore, janë lënduar tre persona në Podujevë.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Kerrpimeh të Podujevës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, teksa granata dyshhet të ketë shpërthyer brenda shtëpisë.
“Sot rreth orës 14:00, jemi njoftuar për një rast shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kërrpimeh të Podujevës. Njësitet përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku bazuar në hetimin fillestar dyshohet se nga nje mjet shperthyes (grantë dore), janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ajo po ashtu ka bërë të ditur se për zbardhjen e rastit janë duke punuar edhe njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorin e shtetit i cili po ashtu ka dalur në vendin e ngjarjes.
Raportohet se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore./arbresh.info/
QKUK: 25-vjeçari në gjendje kome pasi u plagos mbrëmë në Pri...
Hamza: Qeveria të ndalë provokimet dhe keqpërdorimin e shtet...
“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis:...
A duhet partitë ta paraqesin nga një emër për president para...
Rama vizitë zyrtare në Estoni, merr pjesë në Konferencën Len...
Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat ...