Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gani Dreshaj, ka mirëpritur qëndrimin e Berlinit zyrtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës.
“Gjermania sapo e konfirmojë mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës. I nderuari Huesgusen tha po ashtu në Këshillin e Sigurimit se pavarësia e Kosovës është legjitime dhe se Serbia duhet ta njohë sa më parë pavarësinë e Kosovës. Madje, miku jonë pati një replikë ndaj Daçiq në Këshillin e Sigurimit. Është fat që kemi mike shtetin më të fuqishëm evropian”, ka shkruar Dreshaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Vendimi i Komerciales, Oda Ekonomike thirrje që të mos polit...
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...