Punimet në Unazën e re janë drejt anulimit.
Burime kanë bërë të ditur se pritet që të anulohen tenderët edhe për dy lotet e tjera të ‘Unazës së re’, duke shfuqizuar kontratat me kompanitë fituese.
Vendimi, i cili përflitet prej disa javësh, pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.
Punimet për segmentin e unazës, nga ‘Pallati me shigjeta’ deri te rrethrrotullimi i ‘Shqiponjës’, janë ndarë në 3 lote.
Tenderi për lotin e parë parë u fitua nga kompania ‘DH Albania’, por pas shpërthimit të skandalit me falsifikimin e dokumenteve, Autoriteti Rrugor Shqiptar u detyrua ta anulonte kontratën me këtë kompani.
Ky segment u ritenderua, por edhe pse në tenderin e dytë ofertat zbritën deri në 4 milionë euro më pak nga hera e parë, Autoriteti Rrugor sërish nuk shpalli asnjë fitues, duke skualifikuar të 6 ofertat pjesëmarrëse me argumentin se nuk përmbushnin kriteret teknike.
Për dy lotet e tjera, tenderat janë fituar nga ‘Salillari’ dhe ‘Viktoria Invest’. Këto kompani nisën madje edhe punimet në terren, por prej disa javësh makineritë janë larguar të gjitha.
Edhe këto dy tendera mund të anulohen, ndërkohë që projekti i segmentit nga ‘Pallati me shigjeta’ deri te rrethrrotullimi i ‘Shqiponjës’ do të ribëhet nga e para.
Vetëm një ditë më parë Presidenti i Republikës Ilir Meta i kërkoi qeverisë publikisht që të anulojë komplet projektin për këtë segment, pasi sipas tij ka shkelje ligjore
. Mbetet e paqartë nëse presidenti kishte informacion paraprak se qeveria po e shqyrtonte ndërkohë anulimin e projektit.
Por, përtej këtyre hollësive, tashmë duket e sigurtë se projekti i shumëpërfolur i unazës, në segmentin nga ‘Pallati me shigjeta’ deri te rrethrrotullimi do të ndryshojë.
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...