Sipas disa burimeve diplomatike, Italia e ka kundërshtuar shpalljen e një deklarate të përbashkët të Bashkimit Evropian për njohjen e Juan Guaidos si president të përkohshëm të Venezuelës.
Shtetet e Bashkimit Evropian kanë zhvilluar debate për disa ditë me radhë lidhur me zgjidhjen e krizës në Venezuelë. Deri tash, dhjetë vende evropiane e kanë njohur udhëheqësin e opozitës si president të vendit, pas kalimit të afatit që i ishte caktuar Nicolas Maduros për të shpallur zgjedhje të reja. Në anën tjetër, disa vende tjera po ngurrojnë ta krijojnë precedentin e njohjes së një presidenti të vetëshpallur.
Megjithatë, siç duket, Italia ka vendosur të rreshtohet në grupin e vendeve që e përkrahin presidentin zyrtar, Nicolas Maduro. “Shtetet anëtare të BE-së do ta njohin Juan Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës. Bëjmë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike”, ishte teksi i propozuar për deklaratën e përbashkët.
Italia nuk është shteti i vetëm që nuk po e njeh Guaidon si president të Venezuelës. I pyetur se a do ta njohë Irlanda Guaidon si president, ministri i jashtëm irlandez, Simon Coveney, ka thënë: “Jo, pozicioni ynë është i qartë. Ne dëshirojmë të shohim zgjedhje të lira për popullin në mënyrë që të merret një vendim demokratik në Venezuelë”, ka thënë ai, shkruan “Reuters”.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...