Qendra e Studentëve në fazën testuese për shtimin e kapaciteteve të ujit të ngrohtë

12:32 | 4 Shkurt 2019
M. A.

Qendra e Studentëve në Prishtinë së shpejti pritet të furnizohet me ujë të ngrohtë ku janë duke u instaluar 6 bojlerë me energji solare dhe energji alternative nga Termokosi – shkruan Gazeta Monitor.

Bojlerët të cilët priten të instalohet, janë të kapacitetit 5000 litra, që gjithsej i bie 30 mijë litra ujë të ngrohtë do të jenë të furnizuar me orar më të gjatë gjatë ditës.

Ky projekt është duke u realizuar nga Qendra e Studentëve në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Bankën Botërore.

Shpërndaje në rrjete sociale