Deputeti Glauk Konjufca nga radhët e VV-së në tryezën e organizuar nga GLPS për dialogun ka thënë se kanë dashur një alternative që i zhdukë strukturat paralele, shkruan arbresh.info/
“Këtë e ka prishur Thaçi i cili ka dal me një projekt të rrezikshëm. Ai ka shkuar në vende të ndryshëm dhe është munduar që të gjejë zëra që për të funksionuar Kosova duhet të ndahet. Ky është një dëm i madh për Kosovën dhe po mundohemi ta rikuperojmë por është e vështirë sepse ai nuk është vetëm President i Kosovës por edhe një lloj komanduesi i partisë më të madhe pra PDK e PDK e kontrollon një kryeministër të dobët si Haradinaj. Ai pasi e mori mandatin tha që nuk e komandon dialogun por edhe nëse Haradinaj mund të amnistohet deri në qershor 2018 më pas jo sepse ai e ka kuptuar projektin e Thaçit dhe do të duhej të reagonte madje të vinte në pikëpyetje edhe koalicionin qeverisës”, ka thënë ai.
Konjufca ka theksuar se Haradinaj udhëhiqet nga lakmia për pushtet.
“Është e vërtetë që i ka disa shqetësime për Kosovën por lakmia për pushtet po i mund të gjitha. Kur është çështja që deri në fund të përballet me Thaçin po e lenë në gjysmë. Po ashtu hapi më i gabueshëm është krijimin e delegacionit për dialogun që presidentin e ka bërë të mos jetë i cenueshëm për çfarëdo teme që hap. Mendoj që zonja Mogherini është në konceptin e zotit Thaçi jo të delegacionit. Ajo ka thënë që Presidentët janë pajtuar shumë e për çka janë pajtuar Thaçi nuk po u jep dokumente delegacionit”, ka thënë ai.
Sipas tij, ekipi shtetëror duhet ta mbajë përgjegjësinë për çka do që ndodhë.
“E pashë zoton Ahmeti që tha unë dal nga delegacioni, ka nisë të shoh se çfarë po ndodhë. Ti del po duhet të mbash përgjegjësi që e dërgove deri këtu. Unë e kisha radikalizu më shumë pikën për Thaçin ku do të thosha që ai nuk guxon të flas fare me Serbinë. Këtë duhet ta bëjmë e për këtë s’po gjejmë konsensus”, ka thënë ai./arbresh.info/
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...
Turqi: Autobusi del nga rruga dhe bie në humnerë, tetë të vd...