Punëtorët nënshkruajnë peticion kundër përfshirjes së RTK-së në Ligjin për Pagat

09:15 | 4 Shkurt 2019
M. A.

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së kërkon nga punëtorët e saj që të nënshkruan një peticion për ta kundërshtuar përfshirjen e RTK-së në Ligjin për pagat e më pas të dërgojnë tek Avokati i Popullit dhe në Gjykatën Kushtetuese.

“Sindikata e Punëtorëve e RTK-së njofton të gjithë punëtorët e RTK-së se nga sot do të vendosë në 4 kanalet dhe dy radiot peticion për ta kundërshtuar përfshirjen e RTK-së në Ligjin për pagat, ku me vendimin e fundit të Kuvendit të Kosovës RTK shndërrohet në medium shtetëror, gjë kjo e papranueshme për ne.

“Ku bëjmë thirrje ta nënshkruani të gjithë këtë peticion, ndërsa ne pastaj do ta dërgojmë tek Avokati i Popullit dhe më pastaj në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar sqarim”, thuhet në njoftimin e kryesisë së SPERTK-së.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale