Format të veçantë për adresimin e të gjitha mosmarrëveshjeve në fushën e ekonomisë mes Kosovës dhe Serbisë ka propozuar komisari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn.
Por kushti që zyrtari i lartë nga Komisioni Evropian t’u japë start këtyre negociatave është një “armëpushim” mes Prishtinës dhe Beogradit në veprimet që ngjallën provokime dhe acaruan raportet mes dy vendeve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në Zyrën e kryeministrit Haradinaj kanë përsëritur se pezullimi i taksës ndodh vetëm nëse përmbushen kushtet e vëna prej tij. Por me listën e kushteve të Haradinajt nuk janë pajtuar partnerët e koalicionit, duke bërë që të thellohet përçarja mes tyre.
Zyra e komisarit Johannes Hahn ka shpalosur për gazetën ofertën të cilën ua ka prezantuar palëve në Prishtinë dhe Beograd, në dhjetor të vitit të kaluar, por e cila ende nuk është pranuar.
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...
Turqi: Autobusi del nga rruga dhe bie në humnerë, tetë të vd...