Partnerët implementues të proceseve të rekrutimit të angazhuar përmes Ambasadës së Britanisë në Kosovë i kanë shpallur rezultatet e intervistimit të kandidatëve për Drejtor të ATK-së.
Sipas britanikëve, ish-drejtori Sakip Imeri prin me numrin më të lartë të pikëve. Ndërsa, në listën e kandidatëve që mund të marrin kreun e ATK-së janë edhe 4 persona të tjerë.
Komisioni rekrutues vendor ende nuk ka publikuar asnjë rezultat dhe pritet ditëve në vijim.
Britanikët nga gjithsej 17 kandidatë që kanë plotësuar kriteret të jenë pjesë e listës së ngushtë, pas intervistave që zgjatën tërë javën e kaluar, i kanë vlerësuar si të përshtatshëm 5 kandidatë.
Komisioni vendor i rekomandon vetëm tre kandidatë te ministri i Financave dhe më pas ministri e dërgon një emër te kryeministri.
Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në ...
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vi...
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë