Ishte viti 1996. Atëkohë i kishte njëzet e një vjet. Asnjë dokument nuk e kishte në xhep. Të vetmin identitet që “bartte” ishte emri, mbiemri e datëlindja… Por këto nuk ishin pengesa për t’ia mësy kapërcimit të kufijve. Skender Mustafa (1975) nga Podujeva “shkeli” shumë kufij.
Ai në fakt u bë kapërcyes i kufijve. Dikur si tregtar i teshave në Kosovë, tash është bërë eksportues i turshive nga Kosova në Gjermani, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Fëmijë ia kemi nisë me punua me mall (tesha) nga Turqia”, thotë Skender Mustafa.
Në vitet ’90, sikur edhe shumë herë të tjera, shqiptarët e Kosovës po merrnin rrugën e perëndimit. Shumë prej tyre prisnin të gjenin parajsën atje. Por, disa e gjetën “perëndimin e egër”. Në këtë kohë, rrugën për në gurbet e kishte marrë edhe Skender Mustafa. Ishte pranuar si azilant në Frankfurt të Gjermanisë.
“Jo more çfarë”, thotë Skenderi duke qeshur, pasi u pyet nëse në mërgim e gjeti parajsën.
Nuk kishte kaluar shumë kohë dhe në vitin 1998 e kishte fituar lejeqëndrimin në këtë shtet perëndimor. Kishte bërë lloj-lloj punësh, sepse duhej arsyetuar rrugën që kishte marrë larg shtëpisë. Duhej të mbante veten dhe familjen që kishte në Kosovë. Dhe kjo nuk ishte e lehtë.
Turshitë që “shkelën” Evropën
“Në vitin 1996 kam dalë në Gjermani azil në Frankfurt. Në vitin 1998 e kam fituar lejeqëndrimin. Deri në vitin 2000 kam ba tregti me kerre, kam ble e kam shit, por edhe kam sjellë në Kosovë, të cilat pastaj vëllai i ka shit. Kam punua edhe punë të ndryshme, po biznesin kryesor e kam pas me makina”, nisë të tregoj ai historinë prej mërgimtari.
Por, Skenderi megjithatë nuk mjaftohej me kaq. Dëshironte që t’i kapërcente “kufijtë” e një pune që mund ta bënte secili bashkatdhetar atje. Dhe ai e kishte një ide.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...