Qytetarët janë shqetësuar kur kanë parë disa vetura të djegura të vendosura në rrugën që dërgon tek ‘Gryka e Deçanit’.
Ata menduan se dikush po dëshiron të tensionoj situatën, duke u bërë thirrje institucioneve që të reagojnë sa më shpejtë.
Mirëpo, Zyra për Informim dhe Komunikim në kuadër të kësaj komune ka dalë me një njoftim publik lidhur me këtë shqetësim të qytetarëve.
Në njoftimin e tyre thuhet se vendosja e veturave përgjatë rrugës që dërgon të Gryka e Deçanit është se KFOR do te ketë një ushtrim që organizohet për çdo vit.
Sipas tyre, për këtë aktivitet është njoftuar edhe Policia.
“Të dashur qytetar ju lutemi mos u shqetësoni për vendosjen e këtyre objekteve(makinave) përgjatë rrugës që të dërgon tek Gryka e Deçanit ,mbase ditën e martë dt 05.02.2019, KFORI, do të ketë një ushtrim që e organizon ç’do vite nga ora 11:00- 14:00. Për ketë aktivitet është njoftuar me kohë Institucioni Komunal dhe Policia e Kosovës”, thuhet në këtë njoftim.



Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...