Nuk kalon amandamenti për rritjen e pagave të oficerëve në Shërbimin Korrektues, reagon Albulena Haxhiu

16:34 | 2 Shkurt 2019
M. A.
Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar amandamentin 65 të Ligjit për Pagat. 
Rrjedhimisht pagat e oficerëve në Shërbimin Korrektues nuk do të rriten.

Ky amandament është propozuar nga deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu,  e cila ka ngritur zërin dhe ka kërkuar përkrahjen e deputetëve që të votojnë për rritjen e pagave të oficerëve në Shërbimin Korrektues, por nuk ka marrë përkrahje.

Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se pagat në kuadër të Shërbimit Korrektues kanë qenë në përputhje me buxhetin.

Ai tutje tha se është rritur numri i punëtorëve në këtë Institucion dhe në vitin e ardhshëm do të reduktohet.

“Pagat në Shërbimin Korrektues kanë qenë në kuadër të buxhetit të paraparë. Ne e kemi rritë numrin e shërbyesve korrektues për 120 dhe do të reduktohen gjatë vitit të ardhshëm. Normalisht që duhet të jemi në koordinim të plotë me ministrinë e Financave”, ka thënë Tahiri.

Kuvendi po vazhdon punimet në votimin e amandamenteve të Ligjit për Paga.

Shpërndaje në rrjete sociale