Të gjithë jemi dëshmitarë të faktit që bishtat e cigareve hidhen gjithandej pa pike kujdesi, shkelen me këmbë në toke ose hidhen në ujë dhe rrjedha më pas i merr me vete. Bishtat e cigareve kanë një lloj plastike që sipas shkencëtarëve do të duheshin 10 vite që të shpërbëhej.
Qeset plastike dhe pipat janë përmendur gjerësisht si ndotësit kryesorë, por vëmendjes i ka shpëtuar një problem akoma edhe më i madh: bishtat e cigareve. Filtrat plastike të cigareve janë ndotësi numër 1 i botës dhe nuk parandalojnë as kancerin.
Duhanpirësit e pranojnë se i flakin ku të munden bishtat e cigareve.
Bashkimi Evropian po përpiqet t’i japë një zgjidhje kësaj situate duke kërkuar që industria e duhanit të financojë pastrimin e bishtave të cigareve, si pjesë e një iniciativës botërore për të shmangur sendet plastike njëpërdorimshme.
Gjithë cigaret që prodhohen në botë për një vit, shkaktojnë 1 milion ton mbetje plastike. Vende të zhvilluara kanë marrë masa. Në Paris p.sh. gjobitesh deri në 70 euro, nëse flak një bisht cigareje në tokë./tch
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...