Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi ditë më parë është liruar nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për disa muaj. Por, tash Selimi ka vendosur që të mos e çojë kohën kot. Ai tashmë do të punojë krahë për krahë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Zyrës së kryeministrit të Kosovës, i është shtuar edhe një këshilltar politik. Këshilla për shefin e qeverisë tash e tutje do të jap ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.
Lajmin se Selimi do të behët pjesë e qeverisë e ka konfirmuar Avni Arifi, shef i kabinetit të Haradinajt.
Ai ka thënë se Selimi sot ka pasur takim me kryeministrin Ramush Haradinaj.
“Sylejman Selimi do të bëhet këshilltar politik i kryeministrit Haradinaj. Ata dy edhe gjatë ditës së sotme kanë pasur një takim”, ka thënë Arifi.
Ish-Komandanti i Përgjithshëm i UÇK’së pas luftës për një kohë ishte edhe Komandat i Përgjithshëm i TMK’së, e më pas edhe FSK’së, Ambasador i Kosovës në Tiranë.
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...