Një grua 45-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj, në fshatin Novosellë të Begut, në Vushtrri, të enjten.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Në rrethana të pa njohura është gjetur pa shenja jete një femër në shtëpinë e saj në fshatin Novosellë e Begut në Vushtrri”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ajo është gjetur e vdekur rreth orës 14, ka treguar Zahiti.
“Rasti është proceduar si ‘vdekje e dyshimtë’ dhe me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka njoftuar ai.
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend