Barcelona dhe Toulouse kanë arritur një marrëveshje në parim për Jean-Clair Todibon që të përfshihet në ekipin katalunas në tregun dimëror.
Klubi kishte arritur tashmë një kompromis me lojtarin pak ditë më parë për sezonin e ardhshëm duke pasur parasysh se do t’i përfundojë me klubin francez më 30 qershor.
Blaugranat kanë punuar ditëve të fundit për të inkorporuar lojtarin dhe pas negociatave në ditët e fundit ka arritur në parim një marrëveshje me francezët.

Todibo ka në plan të shkojë që sot në Spanjë dhe menjëherë të bashkohet me ekipin kampion nëse marrëveshja përfundimisht mbyllet.
Ai do të jetë nën urdhrat e Ernesto Valverdes dhe do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjet e ardhshme.
Në këtë mënyrë, menaxheri i Barçës tani ka në dispozicion gjashtë qendër mbrojtës që përfshin Piquen, Lengletin, Umtitin, Vermaelenin dhe Murillon.
Ndryshe, Barcelona aktualisht është duke luftuar në tri fonte, La Liga, Copa del Rey si dhe Ligën e Kampionëve. /telegrafi
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...