Nga 2,151 euro sa Qeveria e Kosovës kishte propozuar të paguheshin kryeprokurori i Shtetit, kryetari i Gjykatës Supreme, kryetarët e Këshillave Prokurorialë dhe Gjyqësorë, deputetët e Komisionit Parlamentar për Administratë ua kanë zbritur atë në 1912, respektivisht edhe koeficientin për një shkallë.
Kjo ka ndodhur pas presionit të madh publik, që ka çuar në uljen e disa koeficienteve për krerët e shtetit.
Por, shumë më poshtë se kryeprokurori i Shtetit, është renditur kryeprokurori Special, me koeficient të përcaktuar 7.75.
Kaq pagë do të marrin edhe Shefi i Kabinetit në Presidencë, ai në Kryeministri dhe shefi i kabinetit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, e që është rreth 1.852 euro.
Kundër Komisionit Parlamentar ka dalë kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka theksuar se do të vazhdojë të luftojë për pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
“Ftoj Komisionin, Kuvendin dhe deputetët që mos ta dëmtojnë sistemin e drejtësisë dhe të reflektojnë, duke u bërë bashkë në mbrojtje të sundimit të ligjit. Unë do të vazhdoj të luftoj për pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve në të gjitha etapat – komision, diskutim e seancë, ashtu si kam luftuar e qëndruar deri më tash”, ka shkruar Haradinaj, raporton ktv.
Kundërkushtetues e ka cilësuar një veprim të tillë edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Ai ka lënë fajtor Qeverinë që, sipas tij, ia ka deleguar hartimin e një ligji të tillë Ministrisë së Administratës Publike, duke theksuar se nuk do të lejojë që një ligj i tillë të votohet.
Por, kreu i Komisionit, Nait Hasani, me qetësi u është përgjigjur kritikave.
Ai ka pranuar se kanë ulur koeficientet për prokurorët dhe gjyqtarët dhe, sipas tij, këtë e kanë bërë duke respektuar protokollin e shtetit.
I bindur se propozimet e komisionit do të votohen si të tilla, Hasani ka theksuar se favorizimet e individëve nuk do të mund ta rrëzojnë një ligj, që, sipas tij, do të krijojë barazi brenda Administratës Shtetërore.
Ligji për paga, bazuar në të dhënat e Komisionit Parlamentar pritet të hyjë në fuqi në shtator, pasi duhet të pritet 6 muaj nga miratimi i tij deri në nxjerrjen e të gjitha akteve ligjore për një gjë të tillë.
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren