Kryeministrja britanike Theresa May do t’i kërkojë Bashkimit Evropian (BE) të rihapë marrëveshjen e tërheqjes nga Unioni (Brexit), njoftoi kryeministria, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, zyra e kryeministres May tha se ajo u ka thënë liderëve të BE-së se ajo synon të rifillojë negociatat e Brexitit për ta miratuar marrëveshjen e saj në parlament.
Njoftimi erdhi në ditën kur ligjvënësit britanikë pritet të votojnë një sërë amendamentesh mbi marrëveshjen e tërheqjes dhe strategjinë e qeverisë për Brexitin.
BE ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk do të rinegociojë marrëveshjen dakorduar, por se do të kenë në konsideratë zgjatjen e procesit të Nenit 50.
Britania duhet të largohet nga BE më 29 mars, me përjashtim nëse zgjatet Neni 50.
Midis amendamenteve që do të votohen, nëse marrin dritën jeshile nga kryetari i parlamentit John Bercow sot, do të jetë ai i përgatitur nga deputetja e Partisë Laburiste Yvette Cooper, që do t’i kërkojë deputetëve të shtyjnë datën e Brexitit deri në nëntë muaj nëse një marrëveshje nuk mund të ratifikohet deri më 26 shkurt.
Një amendament tjetër i propozuar nga deputeti konservator Graham Brady synon t’i japë kryeministres një mandat për t’u kthyer në Bruksel për të negociuar një alternativë për klauzolën “backstop” e cila kundërshtohet nga shumica e parlamentit.
Votimet do të zhvillohen sot në mbrëmje.
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...