Dy bashkëkryesuesit e Ekipit negociator për bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, kanë zhvilluar një takim në Bruksel me zyrtarët e Bashkimit Evropian nga zyra e Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini.
Zyrtarë të Bashkimit Evropian i thanë korrespondentes së Radios Evropa e Lirë në Bruksel se BE-ja dhe bashkëkryesuesit e dialogut nga Prishtina kanë rishikuar përparimin e arritur deri më tani në normalizimin e raporteve në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Zyrtarët e BE-së thanë po ashtu se “bashkëkryesuesit nga Prishtina kanë ofruar të dhëna rreth zhvillimeve të fundit, përfshirë edhe Ligjin për dialogun dhe punën e komisionit që po punon në platformën për dialog”.
“BE-ja, mirëpret përpjekjet e tyre për të çuar përpara mandatin e Kuvendit të Kosovës drejt një pozicioni më unifikues në koordinim të ngushtë me të gjitha trupat kushtetues” kanë thënë këta zyrtarë.
Pas takimit në Bruksel, dy bashkëkryesuesit e Ekipit negociator nga Prishtina, Limaj e Ahmeti, nuk janë deklaruar për media. Ky ishte takimi i dytë i Ekipit Negociator nga Kosova me zyrtarët e BE-së.
Takimi i parë është zhvilluar po ashtu këtë muaj, kur është thënë se është diskutuar për fazën e ardhshme të dialogut Kosovë-Serbi, si dhe tarifën doganore 100%, të cilën Qeveria e Kosovës ua ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...
“Ne e kemi Yildizin” – McKennie mesazh tif...
Sulm me thikë në Sydney, një viktimë dhe dy të plagosur
Kjo është deklarata e Pavarësisë së Kosovës e shpallur para ...
Kurti: Sot festojmë, por edhe nderojmë rezistencën paqësore ...
18 vjet shtet, Haxhiu: Liria kërkon angazhim të përditshëm, ...