Partia konservatore e zonjës May po mbështet tani ato që ajo i quan “masa alternative” për të kapërcyer shqetësimet rreth lidhjes së politikave të Britanisë me rregullat e BE-së.
Ligjvënësit britanikë pritet të votojnë sot për një numër ndryshimesh në marrëveshjen e qeverisë, ku jepen hollësitë se si do të dalë vendi nga Bashkimi Evropian.
Ndërkaq, një votim i kryer në mes të janarit në parlament rezultoi me një humbje të madhe për planin e kryeministres Theresa May.
Zonja May ka deklaruar se do të vazhdojë me planet për marrëveshjen, por do të kërkojë disa ndryshime për të fituar mbështetjen e nevojshme.
Një propozim ka të bëjë me njërin ndër shqetësimet më të mëdha të atyre që kundërshtojnë marrëveshjen. Ata nuk pranojnë një dispozitë e cila e mban Britaninë në një bashkim doganor me Bashkimin Evropian, për të siguruar një kufi të hapur midis Irlandës së Veriut dhe anëtares së BE-së, Republikës së Irlandës, transmeton VoA.
Partia konservatore e zonjës May po mbështet tani ato që ajo i quan “masa alternative” për të kapërcyer shqetësimet rreth lidhjes së politikave të Britanisë me rregullat e BE-së.
Nuk është e sigurt nëse këto ndryshime do të ishin të mjaftueshme për të fituar miratimin në parlament. Ekziston edhe çështja nëse Bashkimi Evropian do të pajtohet të bënë ndryshime në marrëveshje. Gjatë gjithë debatit në Britani, udhëheqësit e BE-së kanë thënë vazhdimisht se nuk kanë ndërmend të bëjnë ndryshime.
Britania do të largohet nga blloku më 29 mars.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...