Ministri serb i Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Ljajić ka pranuar që nëse Kosova nuk e heq taksën ndaj produkteve serbe, atëherë në Serbi do të ketë dëme afatgjate.
Duke folur për televizionin shtetëror serb, Ljajic ka thënë dëmi do të jetë ende më i madh kur vendet tjera të depërtojnë në tregun e Kosovës
“Nëse taksa hiqet sot, një pjesë e prodhuesve serb do të kthehen por nëse vazhdon, të tjerët do t’i zëvendësojnë ato dhe dëmi do të jetë i madh” tha ministri serb.
Po ashtu Ljajic theksoi se komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar që taksa të hiqet.
Vlen të cekim se që nga vendosja e taksës 100 përqind, produktet vendor kanë rritur numrin e shitjeve., kurse tregu serb ka pësuar rënie drastike.
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...