Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, ka thënë sot se, në qoftë se Kosova nuk e heq taksën prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë, dëmi afatgjatë do të jetë shumë më i madh sesa 62.2 milionë euro sa është shkaktuar deri tash.
Lajiq, duke folur për televizionin publik serb, ka tërhequr vërejtjen se dëmi afatgjatë do të jetë madh, për shkakun se të tjerët do të zënë tregun e Kosovës, e të cilin e kishin prodhuesit nga Serbia.
“Në qoftë se sot do të hiqej taksa, një pjesë e prodhuesve nga Serbia do të ktheheshin, por në qoftë se kjo do të vazhdojë, më nuk do të ketë efekt, sepse të tjerët do ta zënë tregun dhe dëmi do të jetë edhe më i madh”, tha Lajiq, përcjell Telegrafi.
Ai ka përkujtuar se nga bashkësia ndërkombëtare është apeluar te Qeveria e Kosovës që të tërhiqet taksa.
Ministri shqiptar i Mbrojtjes takon drejtuesit e NATO-s në B...
Një milion evropianë i kërkojnë BE-së të pezullojë marrëvesh...
Nga nesër nis aplikimi i subvencioneve në faturat e rrymës p...
Laporta i ashpër me gjyqtarët: Turp, e papranueshme dhe e pa...
Dalin pensionet e moshës dhe ato kontribuuese
Luajti i gjakosur deri në fund të takimit me Atleticon, Ferm...