Specialistët stomatologë të papunë, sot do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.
Protesta do të nis në ora 10:00. Sipas tyre, kjo protestë organizohet në vazhdën e protestave të mbajtura para Ministrisë së Shëndetësisë, ku sipas tyre, ministri Ismaili nuk po pranon që të takohet me ata.
“Tash ka kaluar më shumë se 1 vit nga ky afat, ne vazhdojmë të bredhim rrugëve, duke kërkuar të drejtën tonë për punësim, pas 22 viteve shkollim. Shumë nga koleget tanë, të cilët me të drejtë nuk iu kanë besuar premtimeve boshe, e kanë bërë zgjidhjen individuale duke u larguar për në vendet e BE-së, e kryesisht në Gjermani. Jemi të bindur që nëse nuk na bëhet një zgjidhje e shpejtë, edhe ne të tjerët nuk do të kërkojmë më “mëshirë” nëpër rrugë”, thuhet në njoftimin e specialistëve
Papa Leoni sërish i përgjigjet Trumpit: Misioni ynë është pr...
Rryma nuk u shtrenjtua sivjet – por çka fshihet pas kësaj?
Konjufca takon kryediplomaten irlandeze, kërkon mbështetje p...
Bes Kallaku publikon foto me të dashurën: Ti ma zbukurove je...
Parashikimi i motit për nesër
Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, Gucati: Vendi...