Ishte një mbrëmje mjaftë frustruese për Arsenalin për shkak se ata u eliminuan nga FA Kupa nga Manchester United dhe Matteo Guendouzi humbi durimin e tij pas një përpjekjeje ë dështuar nga Granit Xhaka.
Nga tetë ndeshjet e zhvilluara deri tani, Ole Gunnar Solskjaeri siguroi fitoren e tetë falë golave nga Alexis Sanchez, Jessi Lingard dhe Anthony Martial në fitoren 3 me 1 në Emirates, transmeton portali arbresh.info.
Pierre Emerick Aubemayng realizoi një gol për Arsenalin, por skuadra e Unai Emery kishte probleme për të krijuar raste serioze. Dhe derisa kishin mbetur mbi 15 minuta lojë, Xhaka tentoi të bënte një goditje nga një distancë e madhe prej 30 metrave.
Por, goditja nga ylli kosovar i Zvicrës shkoi larg mbi portë dhe tifozët e Manchester United me ironi festuan këtë.

Guendouzi reagoi ashpër nga vendimi i Xhakës duke ngritur duart lartë menjëherë pas goditjes së tij.
19-vjeçari, i cili iu bashkua Arsenalit nga Lorienti verën e kaluar, nuk u përmbajtë dhe filloi të qortonte bashkëlojtarin e tij./arbresh.info/
Trepça në avantazh pas pjesës së parë në finalen ndaj Bashki...
Pacolli uron fillimin e Ramazanit: Allahu na pranoftë agjëri...
Vdes veterani i UÇK-së, Skender Ademi
Osmani uron fillimin e muajit të Ramazanit: Agjërim të lehtë...
Presidenti i Maldiveve uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarë...
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ndihmë në d...