Për Kosovën tani për tani e rëndësishme është që të ndjek reformat me vendosmëri sepse ato janë të nevojshme për Kosovën dhe rrugën e saj drejt Europës.
Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka komentuar vizitën e Komisionierit Johannes Hahn javën e kaluar në Prishtinë duke thënë se qëllimi i vizitës së tij ishte për të diskutuar rreth agjendës europiane të Kosovës.
“Komisioneri Hahn vizitoi Prishtinën javën e kaluar për të bërë vlerësimin e përpjekjeve për reforma dhe për të diskutuar çështjet e rëndësishme për agjendën evropiane të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e BE-së për portalin arbresh.info.
Sipas zyrës së Bashkimit Europian, Hahni kërkoi nga liderët në vend që të kenë përkushtim më të madh në reformat për agjendën europiane.
“Ai përcolli një mesazh se tani është e rëndësishme të ndjekim reformat me vendosmëri pasi ato janë të nevojshme për Kosovën që të përparojë në rrugën e saj evropiane”, thotë BE./Arbresh.info/
Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...
Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të i...
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP