Zyrtarë të Bashkimit Evropian në Prishtinë i kanë thënë gazetës “Zëri” se është e rëndësishme që autoritetet e Kosovës të vazhdojnë me vrull punën e tyre në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit të nivelit të lartë. Sipas tyre, progresi i përgjithshëm mbi sundimin e ligjit do të kontribuojë në përmirësimin e perspektivave të një vendimi përfundimtar pozitiv për liberalizimin e vizave.
Drejtues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë pranojnë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo deri në lëvizjen e lirë të qytetarëve në Zonën Schengen nevojitet ende kohë.
“Duke u bazuar në ecurinë e institucioneve të Kosovës, Komisioni Evropian konsideron se Kosova i ka përmbushur të gjitha parimet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Prandaj, më 18 korrik 2018, Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën. Tani është në Këshillin e BE-së, një institucion i BE-së i përbërë nga përfaqësues të të gjitha vendeve anëtare të BE-së, për të vendosur mbi propozimin e komisioneve. Procesi i vendimmarrjes është në vazhdim dhe ende do të marrë kohë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së .
Sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian në Prishtinë, deri sa të merret vendimi përfundimtar për vizat institucionet e Kosovës duhet ta vazhdojnë me vrull punën në luftën kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit të nivelit të lartë.
“Para se të merret një vendim përfundimtar është e rëndësishme që autoritetet e Kosovës të vazhdojnë me vrull punën e tyre në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit në nivel të lartë. Progresi i përgjithshëm mbi sundimin e ligjit do të kontribuojë në përmirësimin e perspektivave të një vendimi përfundimtar pozitiv për liberalizimin e vizave”, thuhet më tej në përgjigjen e tyre për “Zërin”.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën