Fëmijët e moshës ndërmjet gjashtë dhe 18 vjeçe në Penjaween të Irakut, seancat stërvitore në karate i bëjnë në ambient të hapur përkundër pranisë së një shtrese të lartë të borës dhe temperaturave të ulëta të ajrit, raporton Anadolu Agency (AA)
Karateistët e rinj synojnë të arrijnë rezultate kulmore në garat vendore dhe ndërkombëtare, për çka ata kanë shpeshtuar stërvitjet.
Trajneri në qendrën për karate në Penjeween, Dana Osman, për AA tha se fëmijët stërviten pesë orë në javë dhe se këtë vit ata vendosën të bënin diçka të re.
Osman rrëfen se kishin vendosur që këtë vit të demonstrojnë teknikat në borë.
Ai shtoi se bëjnë stërvitje edhe në ambiente të mbyllura, varësisht nga kushtet e motit, por mendon se stërvitja në borë ka shumë përparësi.
Karateistja 12 vjeçare Senari Saman thotë se stërvitjet në borë janë një gjë e bukur, duke shtuar se kjo e bën të ndjehet mirë psiqikisht.
“Stërvitjet jashtë në kushtet e dimrit na sjellin shumë përfitime. Kjo na bën të përgatitemi më mirë për turnetë dhe kampionatet”, tha Saman.
Talenti shqiptar, Brajan Gruda: Gjithmonë krenar që luaj për...
Nora Gjakova nis një kapitull të ri si trajnere e xhudos në ...
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...