Houston Rockets kanë shënuar fitore të ngushtë por me shumë vlerë në ndeshjen kundër New York.
Perëndimorët arritën që të fitojnë me rezultatin e ngushtë 114:110, krejt falë paraqitjes së jashtëzakonshme të James Harden.
MVP i sezoni të kaluar shpërtheu në këtë takim dhe u tregua i pandalshëm duke realizuar plotë 61 pikë për skuadrën e tij, shkruan lajmi.net.
James Harden kësisoj është barazuar me Kobe Bryant për tu bërë lojtari me më së shumti pikë në “Madison Saquare Garden” si kundërshtar i New York. Ai shtoi edhe 15 kërcime, 4 asistime dhe 5 topa të vjedhur në kontributin e tij për Rockets.
Gjithashtu, në këtë ndeshje, Harden vendosi edhe një tjetër rekord “të çmendur”, duke u bërë lojtari i parë që tenton 20 herë nga vija e gjuajtjeve të lira dhe 20 herë nga distanca për tri pikë.
Me këtë fitore, Houston Rockets ngjiten në kuotën e 27 fitoreve, krahas 20 humbjeve në 47 ndeshje.
Kujtojmë se me këto paraqitje të treguara, Harden është favorit edhe këtë vit për çmimin MVP, në garë me Giannis Antetokounmpo.
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...