Arsenali shpreson të nënshkruaj me dy yjet e rinj të Barcelonës, Denis Suarez dhe Malcom.
“Topçinjtë” kanë qenë duke punuar për të siguruar një marrëveshje me mesfushorin Denis Suarez që nga fillimi i merkatos së muajit janar, por tani ata kanë kthyer vëmendjen edhe tek Malcom, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga Mundo Deportivo, sulmuesi 21-vjeçar është shfaqur në radarin e Arsenalit.
Megjithatë, ata do të përballen në garën për shërbimet e tij edhe me rivalin e tyre londinez.
Sipas mediave në Angli, Malcom është duke u konsideruar nga Tottenham Hotspuri si një zëvendësues i Harry Kanes./arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran