Këshilli i SBASHK-ut ka vizituar çerdhen “Xixëllonjat” në ditën e shtatë të grevës, me këtë rast gjatë këtij takimi, ftuan të gjithë mësimdhënësit të vazhdojnë grevën.
Ahmet Pllana, që udhëheq me SBAShK-un në Prishtinë, tha se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
“Kemi ardhur këtu për me ju dhanë kurajo për vazhdimin e kësaj greve. Dje kemi pasë një takim ku unanimisht të gjitha komunat kanë qenë të mendimit që greva të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave, nuk po kërkojmë paga, por po kërkojmë koeficientin”.
Nënkryetarja e kësaj sindikate, Vjollca Shala, tha se në rast se bëhet presione nga ana e prindërve atëherë sipas ligjit ka mundësi qe të mos të paraqitën fare në shkollë.
“Në mbledhjen e këshillit kanë qenë të pranishëm edhe kryetarët dhe unanimisht ata kanë deklaruar pasi oferta e Haradinajt s’kishte përfshirë të gjithë, p.sh çerdhet dhe fakultetet”.
“SBAShK-u edhe më tutje vazhdon me grevë. Në rast se bëhen presione nga ana e prindërve atëherë sipas ligjit ka mundësi qe të mos të paraqitën fare në shkollë. Uroj që sa ma shpejtë të marrinë më seriozisht kërkesat tona. Ata që me së shumti e duan shkollën janë mësimdhënësit”.
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...
Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...