Gjatë seancës së sotme plenare, pas fjalës së Lulzim Bashës, opozita u largua nga salla.
Teksa mori fjalën Edi Rama “thumboi” Berishën përmes një bisede të koduar.
Rama iu drejtua Berishës: T’a qaj hallin pas mesazhit që ka marrë
Ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale zbulon edhe domethënien e mesazhit të Ramës.
“Te dashur miq, sot tek po largoheshim nga parlamenti dhe po ju drejtohesha deputeteve kanabiste se jeni te denuar te degjoni nje veshegjate si ky, Edvin Kristaq Urrejtja turfullonte duke thene se: “nuk ke faj Sali se ke marre nje mesazh, ke marre nje mesazh”.
Me kete rast dua t’ju siguroj ju dhe mbare shqiptaret se halli i vetem i kllounit halucinant eshte te kamufloje mesazhin absolutisht te vetem qe kam marre dhe marr cdo dite nga miq brenda dhe jashte vendit dhe qe eshte rrezimi me cdo kusht i Zografit Bis. Njeriut qe mbyti me droge Shqiperine dhe po perpiqet te copetoje Kosoven dhe regjimit te tij te kakistokracise, per çka sot mbetem me i perkushtuar se kurre! sb”, shkrun Berisha.
Nis vaksinimi BCG për parandalimin e tuberkulozit te të pors...
Hoti numëron vërejtjet që dha FMN gjatë vizitës në Kosovë
50 raste të dhunës në familje u trajtuan për 1 javë nga Zyra...
Realizohen 210 urdhëresa gjykate në rajonin e Prishtinës, se...
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i Ekonomisë
Këto pjesë në Mitrovicë mund të mbesin pa ujë përkohësisht s...