Të gjithë inspektorët shëndetësorë kanë hyrë në grevë për të kërkuar rritje të pagës mujore.
Inspektorët konsiderojnë se janë kategoria më së paku e paguar në sistemin shëndetësor.
Ata thonë se është jo e rregullt që një inspektor të paguhet me nivel page të njëjtë me infermierët.
Në letrën e siguruar nga kallxo.com me të cilën ata i janë drejtuar Ministrit të Shëndetësisë Uran Ismailit thuhet se i gjithë stafi i inspektoratit me datën 21 do të bëjnë një grevë paralajmëruese.
“ Arsyeja e organizimit të grevës është moszbatimi i dispozitave ligjore të cilat mbrojnë interesin e punëtorëve. Nuk bëhet trajtimi i Inspektorit Shëndetësorë me pagë në pajtim me kriteret e konkursit për inspektorë shëndetësorë”, thuhet në reagimin e tyre.
Inspektorët paralajmërojnë që greva do të vazhdojë nëse kërkesat e tyre nuk do të realizohen.

Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...