Komuna e Ferizajt gjatë drekave zyrtare, përveç ushqimit, kanë blerë edhe cigare, të cilat kanë hyrë në faturën e shtetit.
Në një takim të Kuvendit komunal me banorët e fshatit Nerodime ishin shpenzuar 263 euro për një drekë.
Në këtë drekë, përveç ushqimit si biftekë, pogaçe e troftë ishin porositur edhe pijë të ndryshme alkoolike.
Në këtë drekë të shtuar në restaurant Freskia zyrtarët e Komunës kanë pirë 20 rakia të dardhës që i kushtuan shtetit plotë 40 euro. Një gotë raki u kishte kushtuar 2 euro.
Përveç rakisë së dardhës, në këtë drekë ishin pirë edhe 2 gota Jack Daniels, 2 birra Heiniken, 2 birra të Shkupit dhe 6 birra të Pejës.
Kostoja e birrave kishte kapur shifrën e 13 eurove. Aty ishte pirë edhe një gotë verë e llojit Chardonary që kishte kushtuar 3 euro si dhe 5 gota verë të llojit Vranac që i kushtuar buxhetit të shtetit 17 euro e gjysmë.
Faturës së mishit e rakisë iu ishte bashakangjit edhe 2 pako cigare, të llojit Marlboro.
Kjo drekë ishte shtruar në maj të vitit 2016, kur kryetar i Komunës kishte qenë Muharrem Sfarqa i LDK’së./kallxo.com
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...