Në kuadër të panairit të bujqësisë dhe ushqimit “Java e Gjelbër”, e mbajtur në Berlin, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikollovski mori pjesë në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Për këtë vit tema e forumit është “Bujqësia po digjitalizohet – Zgjidhje të mençura për bujqësinë e ardhshme”. Në takimin e sotëm me këtë temë, kancelarja gjermane Angela Merkel ou drejtua ministrave ndërkombëtarë nga fusha e bujqësisë dhe ushqimit.
Merkel foli me ministrat e 70 vendeve anembanë botës për rëndësinë e digjitalizimit për të ardhmen e bujqësisë.
Merkel theksoi se bujqësia ka traditë të gjatë dhe ka vend shumë të rëndësishëm në ekonomitë e të gjitha vendeve. Të gjithë fermerët përballen me probleme të përbashkëta si ndryshimi i klimës, tregtia dhe transportimi i produkteve bujqësore, por me ndihmën e digjitalizimit, lehtësohet puna e tyre dhe lehtësohet qasja në informata më të sakta.
Sipas vlerësimeve nga Kombet e Bashkuara deri në vitin 2050, 70% më shumë ushqime duhet të prodhohen për nevojat e botës.
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona
Hamza mbledh kryetarët e degëve: Zgjedhjet e brendshme në PD...
Kuvendi i Shqipërisë e nis me përplasje sesionin e ri parlam...
Osmani priti në takim ambasadoren greke, diskutuan për marrë...