Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se politikat ekonomike të qeverisë së tyre dhe përparimi në eurointegrime po japin rezultate.
Sipas kësaj partie, në vitin 2018 paga mesatare është rritur për 5.7 për qind dhe më shumë para po përfundojnë tek qytetarët, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Me përparimin në integrimet drejt NATO-s dhe BE-së po kthehet besimi tek ekonomia e Maqedonis. Fitimi i berzës së Maqedonisë në vitin 2018 është për 120 për qind më i madh në krahasim me vitin 2017”.
“Afrimi i shtetit në BE dhe NATO e bën Maqedoninë të sigurt, atraktive dhe destinacion të dëshiruar për turizmin. Për herë të parë në histori të Maqedonisë së pavarur, në vitin 2018 në muajin dhjetor, në shtet kanë qëndruar mbi një milionë banorë”, thonë nga LSDM.
Kylian Mbappe jep shenja se kë e do si trajner të Real Madri...
Ministri Krasniqi: Oferta e Kurtit për LDK-në gjeneroze, zgj...
Tradhtia, alkooli e droga – shkaktarët kryesorë të divorceve...
Vdes 19-vjeçari në Cyrih, u godit nga një pllakë betoni gjat...
UNESCO: Vajzat përsëri mbeten prapa djemve në matematikë
Nipi publikon amanetin e fundit të Rexhep Qosjes, përmes një...