Pas Superkupës së fituar kundër AC Milanit në Arabi Saudite mbrëmjen e kaluar, Cristiano Ronaldo duket të jetë në disponim shumë të mirë.
Superylli portugez ka postuar një video në InstaStory, të cilën mund ta shikoni më poshtë, ku shfaqet se është shumë i lumtur me trofeun e tij të parë te “Zonja e Vjetër”, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Ronaldo nuk është se siguroi vetëm trofeun e tij të parë te skuadra e re, por ai gjithashtu shënoi golin e vetëm të ndeshjes që i siguroi fitoren.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë gjeti portën në minutën e 61′ të ndeshjes duke shënuar me kokë pas një super asistimi nga mesfushori boshnjak Miralem Pjanic.
Ndryshe, Ronaldo ka shënuar tetë gola në shtatë finalet e fundit në të cilat ka marrë pjesë./arbresh.info/
https://twitter.com/forumJuventus/status/1085941001905156097
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...
Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas ...
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...
Drita fiton me përmbysje ndaj Ferizajt dhe vazhdon kryesimin...