Atletico Madridi thuhet se ka lansuar një ofertë 18 milionëshe për mesfushorin Mesut Ozil nga Arsenali para përfundimit të këtij muaji.
E ardhmja e Ozilit te gjiganti londinez duket e paqartë për shkak se ai nuk duket se është pjesë e planeve të trajnerit Unai Emery, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga ‘El Gol Digital’, ish reprezentuesi i Gjermanisë aktualisht ka tërhequr vëmendjen e Atleticos, e cila është në mungesë të opsioneve të tyre në sulm derisa vazhdojnë garën për titull me Barcelonën.
Po ashtu thuhet se gjiganti madrilen është i gatshëm për të ofruar një shumë prej 18 milionë funta për të rrëmbyer atë nga “Topçinjtë”, megjithëse paga javore prej 350 mijë funta në javë vazhdon të jetë ende një pengesë e madhe.
Ozil është lënë jashtë skuadrës në disfatën e fundit në Premierë Ligë kundër West Hamit dhe pas ndeshjes Emery la të kuptohet se turko-gjermani nuk e meritoi të jetë startues.
Pavarësisht kësaj, ai mund të bëjë një rikthim në derbin e ardhshëm londinez kundër Chelseas./arbresh.info/
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...
Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëv...
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...