Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka mbajtur sot një takim me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA), ku është diskutuar për gjendjen e krijuar pas fillimit të grevës në arsim dhe mundësitë për të dalë nga kjo situatë.
Bytyqi i ka informuar drejtorët e DKA-ve për gjithë angazhimin që ka bërë MASHT-i, në mënyrë që të arrihet sa më parë një marrëveshje për të dalë nga kjo gjendje, e cila më së shumti po i dëmton nxënësi.
Gjatë këtij takimi, secili nga drejtorët e DKA-ve u deklaruan se janë kategorikisht kundër grevës dhe shprehën besimin e tyre që akterët vendimmarrës shumë shpejt të gjejnë një zgjidhje, e cila do të rezultojë me ndërprerjen e grevës.
Në këtë takim u morën dy vendime:
I bëhet thirrje SBASHK-ut për ndërprerjen e grevës në të gjithë sistemin arsimor, në veçanti nëpër çerdhe që nga dita e nesërme;
U formua grupi punues që do të udhëhiqet nga ministri Bytyqi, pjesë e të cilit do të jenë tre drejtorë të DKA-ve dhe një përfaqësues nga Këshilli i Prindërve, grup i cili do të zhvillojë takime me përfaqësues të SBAShK-ut dhe akterët tjerë vendimmarrës në funksion të arritjes së një zgjidhje./Telegrafi
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike