Vladimir Putin do të vizitojë Beogradin më 17 janar dhe Kosova do të jetë pjesë e bisedimeve të tij me kreun e shtetit serb, Alekasandar Vuçiq, transmeton Klan Kosova.
Kryeministrja e Serbisw, Ana Brnabiç, tha pwr mediet serbe se Bashkimi Evropian nuk ka frikw nga vizita e presidentit rus, Vladimir Putin.
Ajo tha se kishte takuar zyrtarë të BE përfshirë raportuesin e PE David McAllister gjatë një vizite në Strasburg të martën dhe se vizita e Putinit kishte qenë një nga temat e tw cilat diskutuan ata.
“Unë mendoj se BE nuk ka frikë nga kjo vizitë, ata e dinë se kemi lidhje tradicionale me Rusinë dhe gjithashtu se lidhjet jo vetëm që janë tradicionalisht të ngushta në aspektin e kulturës, por edhe ato janë lidhje ekonomike”, tha Brnabiç për gazetarët.
“Një nga rezultatet e kësaj vizite do të jetë furnizimi më i sigurt i gazit për ne. Po shpresoj gjithashtu për një vendim investimi për të zgjeruar objektin e magazinimit të gazit Banatski Dvor, i cili është i rëndësishëm për atë siguri”, shtoi ajo.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën