Shfrytëzuesit kinez të internetit kanë mbetur pa gojë kur kanë parë fotot me disa skena tejet poshtëruese të bëra në qytet.
Fotografitë e bëra në Shenyang në Kinën veri-lindore më 8 shtator tregojnë një grup të njerëzve duke u gjunjëzuar dhe përulur derisa disa të tjerë shikonin.
Fotografi i cili i ka bërë fotot transmeton arbresh.info, ka bërë të ditur se njerëzit të cilët po përkuleshin ishin punëtorë të një restoranti të cilët gjatë përkuljes thoshin “Të falënderoj për punën”.
Fotografitë janë shpërndarë fillimisht nga një përdorues i një rrjeti social kinez i barasvlershëm me Twitter, më 8 shtator të këtij viti.
Në fotografi dukeshin punëtorët të veshur me këmisha të kuqe dhe pantallona të zeza të cilët përkuleshin para punëdhënësit të tyre.
Siç shihet edhe në fotografi, përballë çdo rreshti me punëtorë qëndronte nga një njeri i veshur me të bardha.
Dëshmitarët nga bizneset e tjera kanë thënë se njerëzit e parë në këto fotografi punojnë në një restorant afër.
Një menaxher i restorantin i quajtur Wang, pretendoi se akuzat për imazhet ishin të rreme. Sipas saj, ata ishin vetëm duke zhvilluar një ceremoni që është e zakonshme për ta./arbresh.info.

