Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjeve të reja, duke iu referuar kërkesave të LDK-së dhe Vetëvendosjes se dialogu duhet të zhvillohet pas mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.
Sipas tij, edhe po u mbajtën zgjedhjet, sërish opozita eventuale e re do të kërkonte zgjedhje të reja dhe të përfshihej në dialog. Haradinaj ka thënë se një lëvizje e tillë është luftë për pushtet.
“LDK-ja le të rrijë edhe pak në opozitë sepse ka qenë mjaft në pushtet me PDK-në. Fundja ajo e ka përfaqësuesin e vet në dialog. Ai është presidenti Hashim Thaçi, i zgjedhur me votat e LDK-së pas marrëveshjes që lideri Isa Mustafa kishte bërë me Thaçin që t’i ndanin postet, njëri kryeministër e njëri president i vendit”, ka thënë Haradinaj.
“LDK-ja me 80 vota e votoi Thaçin president, nuk ka arsye të kërkojë zgjedhje. Vetëvendosje mbase ka të drejtë të kërkojë zgjedhje të reja, por LDK-ja nuk ka”, ka thënë ai.
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...
Ekipi i Artemis II afër Hënës, arrin distancë rekord të flut...
Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK kërkoi që t’i be...
Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë protestojnë në Maqed...
Kurti: Me Abdixhikun patëm takim konstruktiv e dashamirës, ë...