Mirosllav Ivanoviq, vëllai i politikanit serb të vrarë në Kosovë, Oliver Ivanoviq, ka thënë sot se nuk ka ndonjë informatë të besueshme se në vrasjen apo përgatitjen për vrasje ka qenë i përfshirë Millan Radoiçiqi, mirëpo se nuk e përjashton përfshirjen e tij.
Mirosllav Ivanoviq ka theksuar se Prishtina dhe Beogradi kanë interes në zgjidhjen e kësaj vrasjeje, përcjell lajmi.net.
Ai vuri në dukje se nuk ka asnjë informacion të besueshëm se Radoiçiq është i përfshirë në vrasje.
“Do të gënjeja nëse do të thosha se ai njeri nuk është objekt i interesit tim. Duke e pas parasysh se ai është një person që përmendet shumë në këtë kontekst për të lidhen shumë rrëfime, ka shumë të dhëna dhe informacione”, ka thënë Ivanoviq.
Tutje, ai ka thënë se informacionet në lidhje me këtë vrasje i merr vetëm përmes televizioneve dhe mediave tjera.
“Jam gjyqtar dhe nëse do të thosha se dikush duhet të më informoj do ta godisja veten time, por unë kërkoj vetëm të më njoftojnë, të më sigurojnë se po merren me rastin”, ka thënë Mirosllav Ivanoviq.
Më 16 janar, bëhen 1 vit që nga vrasja e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq. /Lajmi.net
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike